Arsenal po kalon një moment të mirë në Premier League, teksa sot mori fitoren e pestë radhazi dhe u ringjit në vendin e katërt, pas suksesit 2-0 në shtëpi ndaj Leicester.

“Topçinjtë” janë një pikë më shumë se Manchester United i vendit të pestë, por kanë 3 ndeshje më pak, ku kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi i Premier League. Me këtë ritëm të besuarit e Artetas me siguri do të sigurojnë pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Sa i takon fitores së sotme, Arsenal shënoi nga një gol për secilën pjesë loje. Në 11’, Partey zhbllokoi sfidën, ndërsa në të dytën Lacazzette në 59’ realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb