Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka zhvilluar një takim me Sulejmanin, një nga themeluesit e Partisë Demokratike në Sarandë.

Ky i fundit, tregoi se përse simpatizon kryeministrin Edi Rama dhe pse është kthyer në një mbështetës të PS-së.

“Unë kam qenë i PD, por ato nuk më kanë mbështetur. Unë nuk kam marrë asgjë, nuk më kanë dhënë atë që meritoja vetë. Rama është evropian, as PD as PS, ai mundohet të rregullojë vendin dhe e dua me shpirt”, tha qytetari.

Ndërsa, deputeti Hyseni theksoi se biznesi i Sulejmanit sot ka zero tatim fitimi dhe zero TVSH, ndaj për këto arsye qytetari nga Saranda është bërë mbështes i Partisë Socialiste dhe kryeministrit Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb