Kryedemokrati Lulzim Basha, i ka bërë edhe njëherë thirrje shqiptarëve të votojnë Partinë Demokratike, pasi sipas tij, është rruga e vetme që Shqipëria të futet në shinat e Bashkimit Evropian dhe të përmirësohet jeta e qytetarëve.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha thotë se është në dorën e popullit, nëse duan të sigurohet një e ardhme më e mirë për Shqipërinë.

“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Në 25 Prill do të zgjidhni: të vazhdoni në të njëjtën rrugë, ose të sillni ndryshimin dhe të bashkoheni me BE për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve. Është në dorën tuaj- Votoni PD dhe së bashku do të sigurojmë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë!”, shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: