Cila do të jetë e ardhmja e Stephan El Shaarawy? Kontrata e tij skadon në verë dhe siç raportohet nga Il Tempo vullneti i tij është qëndrimi në kryeqytet.

Drejtuesit e konsiderojnë sulmuesin të rëndësishëm në projektin e Giallorossi dhe palët mund të vazhdojnë bashkëpunimin. E vetmja pengesë është paga e tij (rreth 3.5 milionë euro neto), por El Shaarawy është gati të ulë rrogën për të qëndruar në Romë.

Megjithatë, gazeta romake thekson se lojtari ka oferta edhe nga klube të tjera të Serisë A. El Shaarawy ka luajti mbi 25 ndeshje në kampionatin italian këtë sezon, ku ka shënuar 7 gola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: