Është përfshirë nga zjarri një burg në Burundi, duke shkaktuar të paktën 38 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Zëvëndëspresidenti Prosper Bazombanza, u tha gazetarëve se zjarri ka kapluar një objekt të mbipopulluar në kryeqytetin Gitega, duke shkaktuar të paktën 69 të lënduar. Pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale, tregojnë një ndërtesë të përfshirë nga flakët.

“Është vërtet katastrofë”, i tha BBC-së përmes telefonit një i burgosur.

“Unë do të thoja se pothuajse 90% e sallave të gjumit janë djegur”

Dëshmitarët i thanë AFP se zjarri tani është vënë nën kontroll.

Me kapacitet për 400 të burgosur, burgu Gitega mbante 1,539 të burgosur që nga muaji i kaluar, sipas Shoqatës së Krishterë Kundër Torturës (ACAT-Burundi).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: