Sokol Cikalleshi ka folur pas ndeshjes së Kombëtares kundër Islandës. Kuqezinjtë barazuan 1-1 në fund të sfidës, pas një përballje fantastike. Pas ndeshjes, foli sulmuesi që mbante edhe shiritin e kapitenit. Në fjalën e tij për gazetarin, ai tha:

“Nuk ka mundësi. Jemi të shokuar. Të pësojmë gol në minutën e fundit sërish. Është një moment Jo e madhe për ne. Përballë një ekipi me 10 veta, i themi gjithë shqiptarëve ndjesë. Përgjegjësia është e jona. Është një moment që gjërat që duhet të ndryshojnë. Se çfarë, janë njerëzit përkatës që do i shohin gjërat.

Të pësojmë gol në fund, është sëmundja e vjetër. Sot kisha shiritin e kapitenit në krah. Unë mbaj përgjegjësinë i pari. Do të ishte mirë nëse s’do isha pjesë e Kombëtares, vetëm Kombëtarja të shkëlqejë. Jo vetëm unë, por edhe dikush tjetër.

Tani rezultatet janë ato që tregojnë. Ne kemi punuar. Jemi munduar t’i bëjmë gjërat si duhet. Rezultatet tregojnë. Për ne statistikat s’janë të mira. Unë i marr përgjegjësitë e mia, siç e thashë dhe më parë. Kombëtarja duhet të ndryshojë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb