Izraeli ka rikthyer sërish me detyrim, mbajtjen e maskave mbrojtëse në ambientet e mbyllura.

BBC shkruan, se shqetësimi i autoriteteve është rritur, pasi vendi regjistroi më shumë se 100 raste të reja ditore.

Shumica e rasteve sipas autoriteteve, ishin DELTA dhe thuhet se ka ardhur si pasojë e kontakteve të jashtme. Kujtojmë se Izraeli ka qenë një nga vendet më të suksesshme në botë në trajtimin e pandemisë së COVID-19.

Vendi zbatoi programin më të shpejtë të vaksinimit, nga ku mbi gjysma e popullsisë prej 9.3 milionë banorë, është imunizuar pjesërisht ose plotësisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb