Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se sektori i turizmit është goditur, duke shtuar se qeveria do të ndihmojë që të rimarrë veten.

“Turizmi është një pikë nevraligjike. E dimë që duhet të paguajmë atë pjesën e tyre të dhimbjeve. Do të ndihmojmë turizmin. Qeveria ka një dhimbje të madhe, për shkak të mundësive të veta jo të pakufizuara dhe duke qenë kështu ne duhet me patjetër që të kërkojmë nga të gjithë që të jenë të vetëdijshëm që qeveria nuk ka thes për situatë të tillë për të kënaqur të gjithë”, deklaroi Rama.

Edi Rama më tej u shpreh se qeveria do të japë kredi edhe pë bizneset, që ata më pas të paguajnë punëtorët.

“Ne do të japim kredi për bizneset dhe bizneset që marrin kredi nga shteti, paguajnë punëtorët. Bizneset e mëdha duhet që të jenë në krahun e qeverisë. Ky është një vend i vogël dhe nuk mund të jetosh në kurriz të tjerëve, kur të tjerëve iu thyhet kurrizi”, tha Rama.

(Balkanweb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: