Një Real Madrid ëndrrash, një skuadër rekordmene që nuk di të ndalet. Pokeri kundër modestëve të Ludogores sigloi fitoren e 19 radhasi, një rekord apsolut që mbahej nga një tjeter spanjolle, Barcelona e sezonit 2005/2006 që nën drejtimin e Rajkard arriti 18 fitore. Tani objektivi kthehet në rang botëror, Curitiba në sezonin 2011 arriti 24 fitore radhasi. Almeria në kampionat, dy kundërshtarë në Botërorin për Klube, Valencia dhe Atletiko Bilabo në Kupën e Spanjës janë pengesat e Realit në rrugëtimin e tyre për të arritur rekordin botëror, si skudra me më shumë fitore radhasi. Në lidhje me ketë rekord të vendosur nga Reali është ndalur edhe trajneri Carlo Ancelloti: “Rekordi i fitoreve ishte i rëndësishëm, më duhet të them se këto lojtarë janë fantastik. Në këtë takim i dhashë mundësinë lojtarve që janë aktivizuar më pak, të gjithë kanë një vend të rëndësishëm në këtë grup. Botërori për klube? Do jetë I rëndësishëm, mund të jetë qershia mbi tortë”.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb