Në studion emisionit ‘Kjo javë’, me gazetare Nisida Tufa mjeku imunolog Genc Sulçebe rrëfeu edhe betejën e tij me Covid-19.

“Nëse do ishim në një kohë tjetër, ku nuk bëhen këto diagnozat molekurale, do thonim se kaluam një grip të zgjatur dhe pak të lodhshëm. Gripet e zakonshme zgjasin një javë ose 8 ditë, kjo zgjat pak më tepër. Duhet të pranojmë se do jemi sëmurë deri në 15 ditë të paktën. Por pastaj organizmi e rimerr veten dhe nuk lë asnjë pasojë.

Nuk mora medikamente, sepse nuk e pash të nevojshme. Sepse e thamë është një sëmundje virale, të cilën sistemi imunitar e lufton vetë, dhe nuk duhet të presim mrekulli nga medikamentet. Por i marrë se na duket ndonjëherë sikur qetësohemi, qetësojmë të afërmit edhe mjeku qetësohet se i ka dhënë mjekim të sëmurit.” përfundoi Sulçebe.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb