Familjarët e 16-vjecares të zhdukur në Vlorë, Eliza Tozaj i janë drejtuar emisionit ‘Me zemër të hapur” nga Evis Ahmeti, për ndihmë me qëllim gjetjen e saj.

Në një lidhje skype nga Vlora, nëna e saj tha se vajza ka qenë në shkollë ditën e premte, ndërsa më pas nuk është kthyer më në shtëpi. Nëna rrëfeu se vajza ishte njohur me një djalë, dhe se ajo i kishte lexuar që shkëmbenin . Nëna e 16 vjecares u shpreh se dje është parë në lagjen Isa Boletini në Vlorë.

“Eliza ka qenë e qetë, ajo ditën e mërkurë ne në telefonin e saj i gjetëm disa mesazhe, të cilat i kapa unë, ajo aty diskutonte me atë djal dhe nuk kishte shumë të dhëna pasi ajo i fshinte mesazhet. Ajo atë ditë ajo kishte marr një telefon të vjetër me vete dhe të riun e kishte lënë në shtëpi, por ai telefon i vjetër ka vetëm rrjete sociale dhe biseda e fundit ka qenë me këtë djal i cili është rreth 23 vjeç dhe ka qenë është ish nxënës i kësaj shkolle.

Atë ditë Eliza nuk më dha detaje dhe unë i kërkova që të mendohej dhe të më rrëfente çpo ndodhte. Ajo nuk më dha kurrw detaje, madje bashkëshorti nuk u përfshi e mori vesh më pas dhe i foli shumë qetē pa u shprehur i ashpër. Edhe unë e bisedova me Elizën dhe ajo të nesërmen nuk shkoi në shkollë madje qëndroi edhe vajza tjetër. Kemi dalë me foto të vajzës në cdo rrugë. Një grua me tha se e kishte pare vajzën, ishte e trembur. e njoha, i thash eja këtu të keqen nëna, po ajo nxitoi dhe iku. Dje në Vlorë, na kanë dhënë tre persona të ndryshëm, vendndodhje të ndryshme. Ka njerëz që kanë frikë të japin informacion. E shohin foton me vëmendje, e nuk japin përgjigje.

Ditën e fundit në shkollë, të premten, bënë me orë të shkurtuara se mësuesit ishin me covid. U shqetësova, pasi kishte kaloi orari, në shkollë më thanë se kishin ikur në 12 pa cerek.” u shpreh nëna e 16-vjecares, ndërsa theksoi se nga një komunikim me mësuesen e të bijës, i është thënë se vajza nuk ka shfaqur sjellje të dyshimta gjatë orarit mësimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: