Kryeqyteti mban frymën, pas pak luhet derbi i përjetshëm, luhet Tirana-Partizani. Ndryshe nga se pritej, Partizani vjen në këtë sfidë si favoritë, jo vetëm për faktin që janë kryesues, por të kuqtë vijnë pas katër ndeshjeve radhazi, pesë nëse përfshijmë edhe sfidën e Kupës, ku nuk njohin humbje e nuk kanë pësuar asnjë gol. Vetëm në dy ndeshjet e fundit ekipi i Ilir Dajës ka shënuar shtatë gola. Të gjithë këto faktorë i bëjnë të kuqtë favoritë, atmosfera është po ashtu pozitive teksa të gjithë lojtarët janë në dispozicion. Trajneri Ilir Daja, i beson filozofisë, ekipi fitues nuk ndryshon, edhe përballë Tiranës luajnë të njëjtët titullarë si në ndeshjet e fundit:
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Broja, Bardhi, Solomon, Mala, Kardozo. Trajner: Ilir Daja.

2. Ne Pritje Te Derbit Tirana Pret Nga Titullaret. Partizani I Plote
2. Ne Pritje Te Derbit Tirana Pret Nga Titullaret. Partizani I Plote

Diskutimi është ndryshe kur bëhet fjalë për Tiranën, të prekur nga kriza, ajo sportive, teksa nuk njohin fitore që nga sfida e parë e sezonit kundër Kukësit. Pesë pikë në pesë javë nuk janë shifra për një ekip kampion në fuqi, derbi i gjen në momentin më delikat por gjithashtu është një mundësi e artë për ti dhënë sezonin një kthesë të fortë, gjithnjë nëse arrijnë të mposhtin Partizanin. Nevil Dede gjen për këtë sfidë dy titullarë shumë të rëndësishëm, rikthehet Tshevski, ndërsa nga minuta e parë do të luaj edhe Torasa, në dyshim të fortë deri në minutat e fundit:
TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovksi, Hoxhallari, Toshevski, Toli, Batha, Ismajlgeci, Danso, Torasa, Muçi. Trajner: Nevil Dede
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb