Sot është ‘Earth Overshoot Day. Nga ky moment njerëzimi është zyrtarisht në borxh me Planetin përsa i takon burimeve natyrore. Pandemia e Covid-19 kishte ngadalësuar shfrytëzimin e burimeve biologjike duke shtyrë Overshoot day, si fillim i përcaktuar në 29 korrik. Frutat dhe perimet, mishi dhe peshku, uji, druri, pambuku, nga ky moment deri në fund të vitit do të konsumojmë më shumë se ajo që ekosistemi është në gjendje të rigjenerojë dhe do të nxjerrim më shumë dioksiod karboni se sa janë në gjendje të përthithin oqeanet dhe pyjet.

Në krahasim me 2019 ditën e mbishfytëzimit tokësor, kjo vjen me rreth 3 javë vonesë, falë Covid-19.

Sipas Global Footprint Netëork, Instituti i kërkimeve ndërkombëtare që mban të dhënat e burimeve natyrore, aktualisht njerëzit përdorin 60% më shumë se sa mund të rinovohet.

Mbyllja e fabrikave, zyrave dhe dyqaneve, së bashku me reduktimin e lëvizjeve për turizëm dhe punë, sollën një ulje të emetimeve të karbonit, që u reduktuan deri në 14,5% .

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb