Është shoqëruar me debate diskutimi në emisionin “Real Story”, në News24, mes analistit Shpëtim Nazarko dhe zëvendëskryetarit të LSI, Luan Rama.

Ky i fundit ka dënuar vrasjen e bujshme të 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i “Shqiponjave”, duke thënë se qëndrimi i policisë ishte poshtërsi, pasi doli me tre deklarata. Por, për analistin Nazarko kjo polici është shumë herë më e mirë se në kohën kur Luan Rama ishte ministër i Brendshëm.

Pjesë nga diskutimet:
Luan Rama: Ajo familje është vrarë për herë të dytë, se policia nxori tre deklarata. Kjo është poshtërsi.

Nazarko: Kjo polici është shumë herë më e mirë se kur ke qenë ti ministër në kohën e Nanos. Si do që të jesh ti, ke qenë ministër i keq, për shkak të Nanos.
Luan Rama: E di që është më e mirë, por..

Nazarko: Më dëgjo. Janë bërë demonstrata, por a ka njeri të më thotë mua a ka pasur viktima? Unë kam dëgjuar policë që kanë humbur sytë, duart, por di një gjë, që 7 vjet që ka qenë ky, unë shikoj një polic të rregullt në rrugë. Nëse ju mendoni se do ta mundni Ramën me këto metoda, ehe, sepse policia e Ramës është 1 mijë herë më e mirë se e juaja.

Neritan Ceka: Nuk e kam njohur drejtorin e policisë, por më duket një person politik më tepër, se sa teknik. 90% e atyre që drejtojnë sot Policinë e Shtetit janë të vitit 1997, janë djem dhe specialistë të mrekullueshëm. Ata e kanë ndërtuar këtë polici, nuk e ka sjellë nga valixhja e tij Rama. Ne duhet të kishim sot një polici më të mirë se kjo që kemi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb