Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe kryetari i bashkisë së Shijakut Elton Arbana, kanë inspektuar punimet në një kopsht dhe në një shkollë në këtë zonë.

Kryebashkiaku Arbana u shpreh se është rindërtuar tashmë një kopsht në Shijak, kurse një shkollë me kapacitet të madh është duke u ndërtuar.

Arbana ndër të tjera deklaroi se një nga punëtorët më të mirë që kanë në rindërtim është Lulzim Basha. Rama ia ktheu me ironi se nuk do të jenë të gjithë si lideri demokrat, që fle gjumë, por ka edhe njerëz punëtorë.

Elton Arbana: Kemi ndërtuar kopshtin numër 1 në Shijak, që është edhe me drekë. Të gjithë qytetarët, para se të hyjnë në shtëpinë e re, trajtohen me bonus qiraje. Shkolla brenda muajit shkurt do të përfundojë. Punimet kanë zgjatur pak më shumë, sepse punimet nisën më vonë se ambientet e tjera shkollore. Kemi ndërtuar shkollën “Lidhja e Prizrenit”, që tashmë do ketë kapacitete më të mëdha.

Puna vazhdon edhe me shtëpitë individuale. Kemi përfunduar rreth 450 shtëpi, ndërsa brenda shkurtit do përfundojnë të gjitha. Vetëm në një lagje, rreth 20 objekte individuale kanë përfunduar.

Arben Ahmetaj: Shijaku rikrijohet, jo thjesht rindërtohet,. Qyteti merr një tjetër pamje, edhe nga pikëpamja urbanistike. Me infrastrukturën kemi ecur shumë shpejt, që t’i hapim rrugë ndërtimit të banesave kolektive.

Elton Arbana: I punësuari më i fundit është Lulzim Basha, që ka një manivrator. Është punëtori më i mirë që kemi.

Edi Rama: Punëtori më i mirë që keni? Epo, tani nuk do jenë të gjithë si Lulzim Basha që fle gjumë, do ketë edhe nga ata që punojnë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Shijak – Rilindja pas tërmetit vazhdon me kopshtet e shkollat që po përfundojnë dhe ku pas infrastrukturës së re të ujësjellës-kanalizimeve ka nisur ndërtimi i pallateve, ndërkohë që vazhdon kthimi i familjeve në shtëpitë e reja individuale?

#PunëJoGjumë

#SkaKohëPërPushim

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: