Kreu demokrat Sali Berisha në emisionin “Open” në News24, duke folur për dekretin e Presidentit që zgjedhjet parlamentare të mbahen në 11 maj, tha se Bajram Begaj firmosi dekretin që i përcaktoi Edi Rama.

Berisha tha se zgjedhjet nuk do të bojkotohen.  Ai tha se opozita insiston për qeveri teknike, por në 2025 është rradha jonë e fitores.

“Do të bëjmë gjithçka për ta larguar nga pushteti, është rradha jonë për të fituar. Kanë ndryshuar dy gjëra shumë të mëdha: janë dy rezoluta të dy organizmave mjaft të mëdha, që janë shkatërrimtare për Edi Ramën dhe regjimin e tij.

Njëra prej është votuar nga 108 parti të qendrës së djathtë në mbarë Botën. Keni rezolutën e PPE-së, ku Edi Rama ka dërguar me dhjetra mesazhe që të mos miratohej rezoluta. Ka dërguar mesazhe duke thënë se do të bënte reformimin e opozitës, me pak fjalë e ka shpallur veten diktator.

Fitorja e Donald Trump e nxjerr Ramën siç është para gjithë Botës. Perandoria e Xhorxh Soros do të shembet. Edi Ramën e ka mbajtur në pushtet perandoria e Soros”, tha Berisha.

Ai tha se Edi Rama në 2021 i bleu zgjedhjet, ndërsa në 2023 përdori mjete shumë më të mëdha dhe 100 mijë vota më shumë mori.

“Kandidatët e Edi Ramës morën miliona, ndërsa ata të opozitës morën zero lekë. Sot Edi Rama u vërsul për Olsin kundër Gazment Bardhit. Olsi është me dokumente, por dosja e Olsit është në agjenci të tjera”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb