Gjyqi i Johnny Depp dhe ish gruas së tij Amber Heard, duket se ka shërbyer për një gjë mirë.

New York Times raporton se Depp 59 vjeç, është në lidhje me Joelle Rich, një partnere në Schillings, e cila e përfaqësoi atë gjatë padisë së tij të pasuksesshme për shpifje kundër The Sun në vitin 2020. Ajo ishte gjithashtu pjesë e Trupës mbrojtëse të Depp në gjyqin me Heard.

Revista citoi një burim të paidentifikuar i cili tha se avokatja në të vërtetë nuk ishte pjesë e trupës mbrojtëse dhe se nuk kishte asnjë detyrim profesional për të qenë atje. Sipas revistës, avokatja mori pjesë në gjyq për arsye personale.

“Është serioze”, raporton revista.

Rich, 37 vjeç, u kualifikua si avokate në vitin 2010. Faqja e saj në LinkedIn thotë se një shërbim ligjor vlerësimi në 2015 deklaroi se ajo ishte një “yll në rritje” në fushat e privatësisë.

Ajo thotë se fokusohet në ndihmën ndaj njerëzve dhe kompanive në mbrojtje të privatësisë së tyre.

Ajo përfaqësoi Depp në një padi për shpifje që ai ngriti kundër The Sun, mbi një titull që e akuzonte si dhunues i grave. Ajo shihej rregullisht teksa mbërrinte me Depp në një makinë jashtë Gjykatës së Lartë.

Një sërë akuzash ndaj aktorit u transmetuan gjatë rastit, i cili zgjati për tre javë. Z. Justice Nicol dëgjoi provat e 14 sulmeve të supozuara ndaj Heard dhe vendosi se 12 ishin vërtetuar.

Rich më pas u përfshi në një apel kundër vendimit, duke shkruar në një deklaratë në Gjykatën e Apelit se pretendimi i Heard për të dhuruar të ardhurat e përfituara nga zgjidhja e divorcit për bamirësi ishte e pavërtetë.

“Nëse zonja Heard ka dhënë me dashje prova të rreme për dhënien e një shume të konsiderueshme parash për një spital për fëmijë dhe një organizatë që bën fushatë në emër të viktimave të dhunës në familje, atëherë në emër të ankuesit do të paraqitet se ajo ishte e aftë të gënjejë edhe për marrëdhëniet me zotin Depp”, ka shkruar ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb