I ftuar këtë të mërkurë në studion e “Opinion” në News24 ishte aktori i njohur Laert Vasili.
Ky i fundit foli për ngjarjen tronditëse të ndodhur në Kosovë, ku Naim Murseli vrau në mënyrë makabre gruan e tij.
Ndër të tjera Vasili tha se në shoqëri po promovohen modele të “llahtarshme”, ndërsa shtoi se jetojmë në një vend ku femrat dhunohen.
Sipas tij në Shqipëri është shkatërruar sistemi i arsimit, e po aq është shkatërruar thelbi i familjes.
“Një komb që dhunon femrën është shoqëri e sëmurë. Mungon kontrolli psikiatrik. Shihni gjykatat për të matur “temperaturën” e shoqërisë”, tha ai ndër të tjera duke thënë se po shohim që konfliktet janë brenda familjes.