Deputeti i PD Ervin Salianji, i ftuar në emisionin”Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nidsida Tufa, u shpreh se sulmi në “Presige Resort” po ndikon që edhe investitorët apo emigrantët, të frikësohen e të mos vijnë në Shqipëri.

‘Fakti që është shkelur siguria juridike po shtyn edhe emigrantët të mos duan të kthehen më në vend dhe investitorët të mos vijnë. Nuk ka një interes publik me shembjen e tij. Atëherë pse vijohet me lukuninë e njerëzve si banditë me kapuçë?”, tha Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: