Milan bëri një tjetër ndeshje të madhe, duke fituar në Bergamo ndaj Atalantës 3-2. Duke parë paraqitjen e fundit dhe pikët në renditje, natyrshëm lind pyetja: A mundet ta fitojë titullin Milani?

“Ne bëmë një paraqitje të shkëlqyeshme, luajtëm mirë, me intensitet dhe energji. Ishte një fitore e rëndësishme, e cila përfundon një periudhë sfiduese në të cilën skuadra është përgjigjur shumë mirë” – thotë fillimisht Stefano Pioli.

Milan është vetëm dy pikë larg Napolit. Pra nëse kryesuesit e Serie A janë perfektë, kuqezinjtë janë thuajse perfektë.  “Ne nuk duhet të jemi të kënaqur. Duhet të vijojmë me këtë entuziazëm. Nuk duhet ta mbajmë mendjen te titulli, është shpejt të flasësh për skudeton” –  vazhdoi Pioli.

“Kessie? Nuk kam dyshime për cilësitë e tij, ai është konstant në ndeshjet që luan. Luajti sërish një ndeshje të mahnitshme, një administrues i mirë, që ndihmon ekipin në shumë faza” – tha trajneri i Milanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb