Meksika është një shtet, për të cilin thuhet se se Zoti e ka bekuar të jetë shumë pranë Amerikës, por nga ana tjetër ai vend “ka shumë mundime të mëdha”.

Koronavirusi nuk ka lënë pa e prekur edhe shtetin meksikan. Në Meksikë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 127 persona.

Numri total i të vdekurve nga Covid-19 në Meksikë ka shkuar në 1859 individë.

Sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19, Meksika në 24 orët e fundit regjistron 1425 persona.

Kurse, në total Meksika ka 19 224 njerëz të infktuar me virusin e njohur si Covid-19.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb