TIRANË

Të ftuarit në emisionin “Real Story” në News 24 kanë diskutuar për një sërë çështjesh, ndërsa u ndalën edhe te figurat politike, që kanë probleme me pastërtinë  e figurës në raport me ligjin.

Ata morën shkas nga debati që solli emri i Valdrin Pjetrit, emër ky i cili u kandidua nga PS në zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas Arjan Vasjarit, Shqipërisë e keqja nuk i ka ardhur kurrë nga personat që kanë pasur njollë në dëshminë e tyre të penalitetit, por prej atyre që nuk kanë pasur një gjë të tillë. Ai komentoi edhe ligjin e dekriminalizimit, ndërsa shtoi se në vetëvete ky ligj ka probleme të forta dhe bie ndesh me të drejtat themelore të njeriut.

“Dekriminalizimi ka problemet e forta me të drejtat e njeriut. Po ta çosh në Strasburg, ky është një skandal. Dramat këtij vendi i kanë ardhur nga persona më dëshmi penaliteti  të pastra. Kjo është e vërteta e këtij vendi. Çfarë dua të them më këtë. Por a janë problem këta? Po janë një problem shumë i madh. Nga këtu të kalojmë dhe t’i bëjmë gjyqin (Valdrin Pjetrit) se paska pas një problem me ligjin, ky nuk është një problem esencial”-tha Vasjari.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: