Ish-zv.kryeministri Erjon Braçe se bujqësia në Shqipëri është në kushte primitive, ku nuk bëhet fjalë për treg, por për pazar. Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Braçe e konsideroi të nevojshme bërjen e bursës vendore në bujqësi, një vendim që sipas tij mbahet peng nga karteli i grumbulluesve që cakton çmimet me telefon.
Kam idenë që bujqësinë s’e konsiderojnë një gjë të madhe, e konsiderojnë një gjë që është aty edhe…Atyre njerëzve që merren me punën iu është rikthyer vëmendja, kudo, vetëm në Shqipëri jo. OKB dhe NATO, BE, flasin për sigurimin e ushqimit, Amerika flet. Lufta i ka dhënë prioritet absolut sigurimit të ushqimit, të gjitha vendet po mundohen të ulin varësinë nga importi. Kam që vjet në shtator që bëj thirrje të mbillet grurë. Rusia dha shenjat që po e përdorte grurin si element strategjik. Më vjen mirë kur më dërgojnë foto dhe video, autokombajna që korrin edhe kodra. Jam i lumtur që njerëzit kanë dëgjuar. Është primitive që gruri të shitet me 50 lekë, s’mund të jemi kaq primitiv akoma. Është tmerr që bujqësia ka ngelur në këtë stad, ne s’kemi treg, kemi pazar. Bujkun e kemi në stresin më të madh, jo për prodhimin, por a do e shesë apo jo dhe me çfarë çmimi do ta shesë. Janë shumë pak para që fitohen që nuk e bëjnë një djalë të ri të merret me këtë punë në fshat. Ka parë babanë dhe gjyshin si kanë vuajtur dhe s’e do atë jetë. Ka djem të rinj nga Divjaka që punojnë në Katania si bujq për 1.500 euro në muaj, punojnë si skllevër. Duhet të kemi një bursë. Në mënyrë që bujku të blejë të ardhmen, jo varfërinë. Është bursa që e kompenson kur çmimi është në çmimin e bursës. Bursa vendore s’bëhet sepse për fat të keq është ndërtuar një rrjet grumbulluesish, që s’lejojnë të zhvillohet diçka përtej kartelit të tyre, ku i vendosin çmimet me telefon. Në Shqipëri s’ka trajlera, punojmë me kompani maqedonase. Këtu o ndërtohen vila o pallate!”
Ndër të tjera Erion Braçe tha:
Në këtë vend edhe mund të gënjesh nga mëngjesi në darkë, por unë s’e bëj dot. Unë s’e shoh dot Edi Ramën në sy dhe ta gënjej! Ka të tjerë që e bëjnë. Kur shoh që hauri është bosh, nuk them dot që janë 2-3 lopë”.