BRAZIL

Brazili është tashmë zyrtarisht shteti me më shumë të infektuar nga koronavirusi në Amerikën Latine.

Shteti brazilian ka regjistruar gjithsej 178 214 njerëz të infektuar me Covid-19. Të infektuarit me koronavirus në 24 orët e fundit në Brazil kanë shkuar në 612 individë.

Sa i përket numrit të vdekjeve nga koronavirusi, në 24 orët e fundit në Brazil kanë ndërruar jetë 57 njerëz nga ky virus.

Numri total i viktimave nga Covid-19 në Brazil ka shkuar në 12 461 persona.

Autoritetet braziliane kanë raportuar këto të dhëna, ndërsa organizmat ndërkombëtarë thonë se shifrat mund të jenë shumë më të larta, por se nuk raportohen.

Sipas ndërkombëtarëve, në shtetin brazilian testohen nëse kanë apo jo koronavirus, vetëm ata që shkojnë në spital.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb