Ditën e djeshme Kosova ka dorëzua dokumentacionin në lidhje me aplikimin për tu anëtarësuar në këshillin e Europës. Kjo ka nxitur reagime të shumta sidomos nga pala serbe, që kulmoi sot me takimin në Këshillin e Sigurisë kombëtare të thirrur nga presidenti Aleksandar Vuçiç. Ndërkohë, një reagim në lidhje me ngjarjen ka pasur edhe ambasadori francez në Serbi.
Në një intervistë për median serbe TV Nova S, Pierre Cochard, tha se vendi i tij nuk e mbështet veprimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
një qëndrim të tillë ai e arsyetoi me faktin se konsideronin një “veprim të njëanshëm”.

“Ne mbështesim përpjekjet e Miroslav Lajçakut, mbështesim ftesën e Gjermanisë për presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Kandidatura për në Këshillin e Evropës është një vendim i njëanshëm dhe ne nuk i mbështesim ato vendime dhe e konsiderojmë dialogun një prioritet. Temat prioritare janë: Asociacioni i komunave serbe, energjia dhe çështjet e personave të pagjetur. Kjo është prioritet për ne. I kuptojmë aspiratat e Kosovës për anëtarësim në instancat evropiane dhe mirëpresim qëndrimin e Kosovës karshi zhvillimeve në Ukrainë, por veprimet e njëanshme nuk i bëjnë gjërat më të lehta dhe çojnë në tensione”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: