Një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy postoi një mesazh në Twitter duke thënë se shpërthimi që dëmtoi urën rrugore dhe hekurudhore të Rusisë për në Krime ishte vetëm “fillimi”.

“Gjithçka e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka që është vjedhur duhet të kthehet në Ukrainë, gjithçka e pushtuar nga Rusia duhet të përfundojë me dëbimin e pushtuesve”, shkroi Mykhailo Podolyak.

Ai i tha Reuters se besonte se shpërthimi ishte organizuar nga Rusia, megjithëse tregoi se nga e kishte marrë një indicie të tillë.

“Ky është një manifestim konkret i konfliktit midis FSB-së (shërbimit të inteligjencës) dhe (kompanive ushtarake private) nga njëra anë dhe Ministrisë së Mbrojtjes/Shtabit të Përgjithshëm të Federatës Ruse nga ana tjetër,” tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: