Deputeti demokrat, Lefter Gështenja, publikon një video mbi aferën e inceneratorëve, ku thekson se “është zbuluar vetëm maja e ajsbergut”.

Sipas deputetit, hetimet i kanë dhënë të drejtë PD-së, ku “17 procedura janë kryer brenda 24 orëve vetëm për të miratuar koncesionin për inceneratorin e Elbasanit”.

Mesazhi i deputetit Gështenja:

430 milion euro është afera korruptive e inceneratorëve me dijeninë dhe mbështetjen e Edi Ramës.
Hetimet e para i dhanë të drejtë PD, por deri tani është zbuluar vetëm maja e ajsbergut.
17 procedura janë kryer brenda 24 orëve vetëm për të miratuar koncesionin për inceneratorin e Elbasanit. Këto procedura përfshijnë edhe  Arben Ahmetajn , Damjan Gjiknurin, Ëngjëll Agaçin, e shumë zyrtarë të tjerë. Por natyrisht, asgjë nuk do të mund të ishte bërë pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.
Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës.
Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb