TIRANË

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka folur për herë të parë pas vdekjes së të birit, humbje i cila i shkaktoi një tronditje të madhe. E veshur me të zeza dhe me lotët që i rridhnin në mënyrë të pakontrolluar, Flutura pohoi në emisionin “A Show” në News 24 se ende vijon të jetojë me ndjesinë se një ditë djali i saj do ta  telefonojë.

Ajo ndau me shikuesit e “News 24” dhimbjen e një nëne, e cila do të duhet të vijojë jetën pa praninë e gjësë më të shtrenjtë, të cilin e pa duke shkuar drejt rrugës së përjetësisë për të mos u kthyer më kurrë.

“Ai ishte një djalë kureshtar. Deri në fund mendohej për të ardhmen. Unë jetoj me ndjesinë se djali do më marrë në telefon. Nuk mund ta pranoj kurrë që nuk e ke fëmijën. Unë jetoj me tim bir. Mbaj mend fjalët e tij. Kur unë qaja në shtëpi më tha në një moment: Mami të lutem mos qaj!. Unë nuk kam komunikuar me njerëz, sepse po e shihja që më ikte djali nga duart. Ai ishte korrekt dhe me principet e palëvizura.

Ai më thoshte pranoje: Ky është fati. Bota është thjesht një aksident. Im bir më ka mësuar se si të sillem, sepse nuk dija të sillem më parë. Bisedat e vështira nuk i bënte me mua, por me të atin. E kishte shumë problem.

Babain e shihte si më të fortë. Më tha: Eshtrat do t’i mi çosh në Shqipëri. Na ishte bërë vdekja si kushërirë. Vinte dhe pinte kafe dhe më pas ikte. Jam akoma në procesin e zisë së thellë. Djali im është piterpani 18-vjeçar që nuk ndryshon kurrë moshë. Kjo është biseda ime e parë  pas ikjes së im biri.  Kjo mund të jetë e paara dhe e fundit që mund të flasë për tim bir.”, tha ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb