MAT- 23 persona humbën jetën gjatë shpërthimit në tunelin e Selixës në Qafë-Shtamë në vitin e mbrapsht të 1997-ës, eshtrat e disa prej të cilëve u gjetën sot.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 28 maji të 1997 në Mat ku si pasojë e shpërthimit të predhave në brendësi të tunelit humbën jetën 23 vetë, mes tyre edhe të mitur. Siç dihet nga ngjarja në fjalë, ata kishin hyrë në tunel për të çmontuar armë dhe për ta shitur skrapin në tregun e zi.

Po kush janë viktimat e këtij shpërthimi që edhe sot nuk kanë ende një varr? “BalkanWeb” sjell si më poshtë emrat e personave që humbën jetën në tunelin famëkeq, mes të cilëve ka edhe nga e njëjta familje. Kujtojmë se ditën e sotme forcat xheniere zbuluan në tunelin e Selixës disa eshtra, ndërsa pritet ekspertiza e ADN-së për t’i identifikuar viktimat.

Viktimat e Qafë-Shtamës:
Sherif Dishani 35 vjeç
Majlinda Dishani 20 vjeç
Eglantina Kurti 13 vjeç
Esat Haxhia 26 vjet
Ramis Dishani 17 vjeç
Artan Dishani 17 vjeç
Nurie Dishani 12 vjeç
Deshira Dishani 14 vjeç
Rabije Dishani 14 vjeç
Myrvete Dishani 10 vjeç
Vera Uka 16 vjeç
Agim Barçi 30 vjeç
Zylfie Dishani 25 vjeç
Allaman Kurti 35 vjeç
Ruzhdie Kurti 11 vjeç
Edmond Dishani 16 vjeç
Lulezime Dishani 12 vjeç
Fitim Dishani 22 vjeç
Trendafile Dishani 12 vjeç
Fatime Uka 43 vjeç
Ferit Rama 34 vjeç

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: