KOSOVË- Familjarët e kosovarëve që u vranë në Kumanovë nga policia maqedonase janë nisur për në Maqedoni për të marrë trupat e tyre. Pjesë e grupit është edhe Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.
Ai ka postuar foto të veturave të cilat janë nisur nga Prishtinë për në Shkup. Tërheqja e trupave të të vrarëve, u paralajmërua më herët që do të bëhej sot, pas identifikimit të tyre.
(m.k/BalkanWeb)