Pas debateve të vazhdueshme politike me qeverinë gjatë pandemisë së koronavirusit, kreu i Bordit të Shëndetësisë, Merike Juerilo, njoftoi sot largimin nga posti i saj.

Duke sqaruar vendimin e saj, ajo përmendi mungesën e mbështetjes nga ministri i Çeshtjeve Sociale, Tanel Kiik, i cili më parë kishte folur për një klimë mosbesimi midis qeverisë dhe autoriteteve.

Kryeministri, Juri Ratas, tha se duhet të gjendet sa më shpejt që të jetë e mundur një pasardhës për Juerilon dhe se duhet të rikthehet besimi i ndërsjellë midis qeverisë dhe Bordit të Shëndetësisë.

Kohët e fundit, Estonia ka raportuar pothuajse asnjë rast infektimi me COVID-19.

Në total, vendi i BE-së prej 1,3 milionë banorësh ka regjistruar 1 977 raste dhe 69 vdekje nga koronavirusi i ri.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb