Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh sot për përparimin e luftës kundër pastrimit të parave në Estoni, por sugjeroi forcimin e kontrolleve në këtë vend, i prekur së fundi nga një skandal që përfshiu më shumë se dyqind miliardë euro nga Rusia.

“Ne besojmë se gjoba maksimale duhet të rritet dhe se duhet të bëhen përpjekje për të rritur numrin e institucioneve financiare që inspektohen çdo vit”, tha kreu i delegacionit të FMN-së, Cheikh Anta Gueye, në një konferencë për shtyp.

Aktualisht, në Estoni, gjoba maksimale për pastrim parash arrin në 400 000 euro për një institucion financiar dhe 1200 euro për një person fizik.

Estonia, anëtare e Eurozonës dhe NATO-s, është tronditur këto dy vitet e fundit nga një skandal që përfshiu degën lokale të Danske Bank. Kjo e fundit, që dyshohet se ka ndihmuar për pastrimin e rreth 209 miliardë eurove, kryesisht nga Rusia, midis viteve 2007-2015, është objekt hetimi edhe në Danimarkë, SHBA, Britaninë e Madhe dhe Francë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb