ESTONI– Ministria e Jashtme e Estonisë tha se ka dëbuar dy diplomatë rusë, por nuk dha më shumë detaje.

Shërbimi Baltik i Lajmeve i identifikoi dy diplomatët si Dmitry Kazennov, konsull i përgjithshëm i Rusisë në qytetin Narva, dhe Andrei Surgayev, konsull.

“Ky është një tjetër veprim jomiqësor dhe i pabazë, i cili nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë, njofton Rel.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Estonisë – vend anëtar edhe i Bashkimit Evropian, edhe i NATO-s – kanë qenë të tensionuara me vite.

Më herët, këtë muaj, një gjykatë estoneze ka dënuar një shtetas rus me 5 vjet burgim, pasi akuzohet fajtor për spiunim për Rusinë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: