Estonia i ka dhuruar Ukrainës një të tretën e buxhetit të saj ushtarak.

“Estonia dhuroi një të tretën e buxhetit të saj ushtarak për të ndihmuar Ukrainën të rivendoste sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, thuhet në një publikim në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Estonisë në Twitter.

Në postim gjithashtu thuhet se Estonia ka ofruar ndihmë për viktimat e luftës në Ukrainë, duke përfshirë asistencë mjekësore dhe psikologjike, strehim dhe nevoja të tjera themelore.

Nën këtë postim në llogarinë në Twitter të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Estonisë, përfshihej edhe grafiku i Euromaidan Press i vendeve që i dhuruan Ukrainës shpenzimet e mbrojtjes.

Grafiku përfshiu informacionin se deri më tani Ukraina ka marrë 28 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe do të marrë edhe në të ardhmen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb