KORCE

Një nga personalitetet më të shquara politike, aktualisht rektori i Kolegjit Universitar “Luarasi”, Et’hem Ruka në një deklaratë për “News 24” tha se festa e birrës në Korçë është një event i jashtëzakonshëm.

Ruka u shpreh se Birra Korça ka një shije fantastike, ndërsa ka shtuar se do të qëndrojë edhe nesër, për të shijuar deri në fund këtë festë të mrekullueshme.

Është hera e dytë që shikoj ambientet e Birrës Korça. Besoj se do të rri deri nesër. Nuk ka si të humbasësh këtë atmosferë që është fantastike. Birra Korça ka mbajtur traditën, ka ditur të ruajë pjesën më të mirë të qytetarisë”, tha Ruka.

Ndërkaq, në koncertin muzikor në qytetin jug-lindor marrin pjesë një sërë këngëtarësh të njohur si Kejsi Tola, por edhe zëra të mrekullueshëm të muzikës shqiptare. Mijëra vizitorë shqiptarë dhe të huaj kanë vizituar Korçën në këto ditë feste e magjie, ndërsa si zgjedhje të parë kanë pasur Birrën Korça.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb