Në rajonin Tigray të Etiopisë, ku ushtria nga nëntori i vitit të kaluar përleshet me rebelët, gjatë dy muajve të fundit janë përdhunuar 108 gra.

Komisioni etiopian për të drejtat e njeriut (EHRC) i cili vepron pranë parlamentit shtetëror, konfirmoi se gjatë dy muajve të fundit nëpër spitale është regjistruar një numër i madh i rasteve të përdhunimit.

Në raportin e EHRC-së theksohet se gjatë dy muajve të fundit janë përdhunuar 108 gra.

“Komisioni ka marrë raporte për një numër të madh të vdekjeve, plagosjeve, abuzimeve seksuale, grabitjeve dhe shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut në Tigray, duke përfshirë zona të paarritshme”, theksohet në raport.

Siç theksohet, aktivitetet e ndihmës humanitare janë rritur, megjithatë, situata aktuale kërkon shumë më shumë përpjekje.

Etiopia më 4 nëntor shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rajonin verior Tigray pasi kryeministri Abiy Ahmed, urdhëroi ushtarët që të kundërshtojnë Qeverinë Rajonale, për të cilën pohon se brenda natës kreu sulm vdekjeprurës në një bazë ushtarake.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme gjashtëmujore vijoi pas njoftimit të kabinetit të kryeministrit Ahmed se me sulmin e Frontit të Çlirimit të Popullit të armatosur mirë Tigray ka “kapërcyer vijën e kuqe”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb