Etiopia ka shfuqizuar një armëpushim të mëparshëm në fuqi që nga 29 qershori që përfundoi në mënyrë të njëanshme një ofensivë të qeverisë ndaj rebelëve Tigray në veri të vendit.

Njoftimi për t’i dhënë fund armëpushimit që qeveria shpalli në konfliktin me Frontin Çlirimtar të Popullit Tigray (TPLF) erdhi në një njoftim nga zyra e kryeministrit Abiy Ahmed.

Gati 2 milionë etiopianë janë zhvendosur brenda vendit për shkak të konfliktit, ndërsa dhjetëra mijëra kanë ikur në Sudanin fqinj.

Zyra e kryeministrit u bëri thirrje të gjithë etiopianëve që t’i bashkohen ushtrisë së vendit në luftën kundër TPLF-së, forcat e të cilës sulmuan Komandën Veriore të Forcave të Mbrojtjes Etiopiane që është e vendosur në të gjithë rajonin Tigray, përfshirë në qytetin Mekele.

Qeveria etiopiane nisi një operacion gjithëpërfshirës të zbatimit të ligjit në të gjithë rajonin Tigray, ku shumë udhëheqës të lartë të TPLF-së u vranë ose u arrestuan. Kryengritja ka vazhduar pavarësisht kësaj dhe tani po zgjerohet në jug, perëndim dhe lindje në rajonet fqinje Amhara dhe Afar.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, vrasjet dhe plaçkitjet e komuniteteve në rajonet fqinje Amhara dhe Afar po vazhdojnë.

“Ata kanë parandaluar fermerët të kultivojnë tokat e tyre. Ata madje grabitën manastiret. Ata ndaluan kamionët e ndihmës të hyjnë në Tigray”, thuhet në njoftim, ku po ashtu akuzohet TPLF-ja për ndalimin e shpërndarjes së ushqimit në Mekele për ata që nuk bashkohen me ta.

Siç thekson zyra e kryeministrit, liderët e TPLF-së me arrogancë kanë deklaruar se qëllimi i TPLF-së është shpërbërja e Etiopisë dhe se me ndihmën e mbështetjes së huaj ata kanë zgjedhur të tërheqin këmbëzën për shkatërrim të mëtejshëm.

Në njoftim apelohet që publiku të jetë “sy dhe vesh” i vendit në mënyrë që të gjurmohen dhe ekspozohen spiunët dhe agjentët e grupit kryengritës.

Javën e kaluar, luftëtarët e TPLF-së pushtuan qytetin historik Lalibella, i cili është vend i kishave të gdhendura në shkëmb të shekullit të 12-të.

Al Jazeera raportoi se dyshohet se grupi masakroi mbi 200 civilë të zhvendosur brenda vendit, përfshirë mbi 100 fëmijë të strehuar në një kamp.

“TPLF-ja gjatë dy ditëve të fundit ka bombarduar qytetin Woldiya në Wollo të shtetit Amhara”, thanë dëshmitarë okularë përmes telefonit, derisa milicia vendase kërkonte të zmbraps ofensivën.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb