Akademiku Artan Fuga vijon sulmet ndaj qeverisë dhe kryesisht ministres së Arsimit, Besa Shahini, lidhur me masat që kanë marrë për arsimin, gjatë periudhës së pandemisë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, shoqëruar dhe me disa imazhe domethënëse, Fuga shkruan se pushteti po kërkon t’i hajë kokën bijve.

“Ja cfarë i përgatit studentëve dhe maturantëve etja për pushtet, për të kapur shkollat e larta, për të bërë zgjedhje hajdutësh, për t’iu imponuar intelektualëve dhe rinisë studentore!

Mësim në auditor në kohë covid19, si dashuri në kohë kolere!

Etja për pushtet duke i ngrënë kokën rinisë të kombit! Kërkon t’i hajë kokën bijve”, shkruan Fuga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb