SPANJA

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o ka ironizuar me Lionel Messin.  I pyetur në një intervistë për kohën kur luanin bashkë, Eto’o korrigjoi duke thënë se ishte Messi që luante me të, dhe jo ai me Messin.

Sipas kamerunasit e tillë ishte koha dhe atëhere ishte ndryshe, jo si sot.

Gjithsesi Eto’o bashkë me Messin dhe Henry përbënin një treshe të frikshme në kohët e arta të Barcelonës kur blaugranët drejtoheshin nga Pep Guardiola dhe fituan çdo trofe të mundshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: