Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha është gjithmonë e më larg Atalantës. Gardiani shqiptar ka humbur nuk preferohet më as nga tifozët, të cilët në një sondazh të “atalantacalcio.it, ka votuar që portieri 29-vjeçar të qëndrojë në stol në ndeshjen e kthimit të Ligës së Europës ndaj Sarajevos që do të luhet ditën e premte.

Plot 80% të votuesve kanë qenë kundër aktivizimit të Berishës dhe vetën 20% besojnë te shqiptari. Për portierin nga Prishtina interesohet skuadra e Lilës dhe në ditët e ardhshme pritet të kemi një marrëveshje me francezët.

tifoz

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/etrit-berisha-ka-kunder-edhe-tifozet-nuk-e-duan-ne-formacion/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb