Shqipëria do të ketë dy mungesa të rëndësishme ndaj Italisë në ndeshjen e radhës që do të zhvillohet më 24 mars të vitit 2017. Portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti nuk do të jenë të gatshëm për shkak të kartonëve të kuq që morën në ndeshjen e djeshme ndaj Izraelit.

Madje, Berisha rrezikon të pezullohet me katër ndeshje, për shkak të gjestit ndaj sulmuesit izraelit. Tashmë rasti i portierit do të shqyrtohet nga Komisioni i Disiplinës në FIFA dhe gjithçka do të varet nga ajo që ka shkruar gjyqtari në raportin zyrtar të takimit./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: