Për historinë e tij të dashurisë u fol për herë të parë, pas një fotoje të publikuar me Lorik Canën dhe bashkëshorten e tij. Në atë kohë për të gjithë mbeti enigmë se kush ishte partnerja në krah të tij.

Megjithatë, sipas miqve të Etritit, partnerja e tij prej disa vitesh ishte një italiane. Çifti është njohur në Itali dhe prej kohësh kishin një marrëdhënie të konsoliduar, por bëhet me dije se kjo marrëdhënie ka përfunduar.

Portieri i Kombëtares sonë është sërish single. Nuk dihet ende se kush e ka marrë vendimin për t’i dhënë fund, por një gjë është e sigurt. Të shumta janë femrat që do të lumturohen për një nga beqarët më të lakmuar të momentit.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb