UNDP ka vënë në dispozicion portalin e transparencës ? http://eu4schoolsportal.al/, i cili është një dritare e rëndësishme e komunikimit me publikun duke mishëruar #parimet bazë të Bashkimit Evropian dhe #UNDP: transparencën dhe llogaridhënien.

?? Nëpërmjet këtij portali, publiku dhe përfituesit e #EU4Schools mund të njihen në kohë reale me informacione të përditësuara rreth progresit të programit, me statistika, me raporte, si dhe mund të ndjekin ecurinë e punëve për secilin objekt arsimor.

“EU4Schools” nuk synon vetëm të rindërtojë apo riparojë objektet arsimore të dëmtuara nga tërmeti, por edhe të ngjallë shpresë te komunitetet e zonave të prekura. Në këtë kuadër, portali është një instrument kyç për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe besimit të publikut.

Programi “EU4Schools” financohet nga #BE me 75 milion Euro dhe zbatohet nga #UNDPAlbania, në fokus të të cilit është rindërtimi apo riparimi i 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues dhe me përfitues të drejtpërdrejtë rreth 24,500 fëmijë, nxënës e mësues.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb