Edhe në #Vorë, një tjetër #bashki në fokusin e Programit “EU4Schools, po realizohen punimet e fundit në dy #shkolla, të cilat do të hapin dyert dhe mjediset bashkohore në vitin e ardhshëm shkollor: shkolla 9-vjeçare Vorë; shkolla 9-vjeçare Bërxullë.

Me rindërtimin e tyre, 1,142 nxënës, 70 mësues dhe rreth 32,400 banorë të komuniteteve në total do të gëzojnë mjedise më cilësore e të sigurta, të ndërtuara sipas Eurocode 8; me klasa moderne dhe aksesueshmëri për personat me #aftësi të kufizuara; më miqësore ndaj mjedisit dhe efiçiente ndaj energjisë; si dhe me të njëjtin standard sikurse në shkollat më të mira evropiane.

Këto dy shkolla janë pjesë e Programit “EU4Schools”, financuar nga #BE me 75 milion Euro dhe zbatuar nga #UNDPAlbania, në fokus të të cilit është rindërtimi apo riparimi i 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues dhe me përfitues të drejtpërdrejtë rreth 24,500 fëmijë, nxënës e mësues.

Ndërsa 25 institucione arsimore kanë përfunduar deri tani në kontekstin e “EU4Schools”, aktualisht vijon procesi i rindërtimit/riparimit në 17 objekte shkollore për të siguruar #arsimcilësor për brezin e ri të Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: