TIRANË-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka prezantuar në Prokurorinë e Elbasanit, ish-shefin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Tiranës, Eugen Beci.

Llalla ka lënë të kuptohet se zhvendosja e tij nga Tirana në Elbasan nuk ka lidhje me akuzat e Tom Doshit, i cili së fundmi ka publikuar një video ku vrasësi i dyshuar Durim Bami rrëfen edhe emrin e Eugen Becit por njëkohësisht emri i tij është përmendur edhe në deklarimet që Tom Doshi i ka bërë ministrit të Brendshëm Tahiri.

Adriatik Llalla e arsyetoi lëvizjen e papritur të ish-kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beci me faktin se këto lëvizje bëhen për t’i dhënë freski prokurorive të rretheve pasi cështja e korrupsionit është një problem shqetësues për vendin.

“Unë këtu vij për të komanduar në krye të kësaj Prokurorie z.Beci, i cili vjen pas një përvoje të gjatë në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Këto lëvizje bëhen në kuadër të disa lëvizjeve të vazhdueshme që po bën prokuroria shqiptare në disa rrethe. Prokuroria gjykon se aktualisht ka nevojë për rifreskim të stafit drejtues dhe të mënyrës të organizimit pasi problematika e korrupsionit vijon të mbetet tepër shqetësues”- përfundoi deklaratën e tij numri një i akuzës shqiptare, z.Adriatik Llalla.

I pyetur në lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi për përfshirje të Becit në komplotin e vrasjes ndaj tij, kreu i kreu i Prokurorisë u shpreh se kjo është një ngjarje në hetim nga ana e organit të akuzës për Krimet e Rënda, duke mos dhënë më tepër detaje.

“Është një çështje që vijon të jetë nën hetim, problematikat diskutohen në Tiranë”, tha Llalla, gjatë prezantimit në Elbasan të prokurorit Beci.

Eugen Beci do të drejtojë tashmë Prokurorinë e Elbasanit, pas qënies në krye të hetimeve në disa ngjarje shumë të bujshme së fundmi, siç ishte ajo e Dosjes së Kokainës, drogës së sekuestruar në Xibrakë të Elbasanit.

Llalla ka qene i rezervuar per te dhenen opinion lidhur me ceshtjen Doshi edhe ne Fier ku ishte për të parë nga afër punën e Prokurorisë në këtë qytet në një vizitë të palajmëruar.

Tom Doshi publikoi dje foto të Eugen Becit në restorant me disa persona, ku dyshohet se ai darkonte edhe me Fatjon Skënderajn, ish-shoferin e Mediut që sipas Doshit ka porositur Durim Bamin për të eleminuar deputetin.

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka prezantuar kreun e ri të organit të akuzës së Elbasanit, Eugen Beci i cili mbante postin drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kryeprokurori Llalla e cilësoi lëvizjen e Becit si një “rifreskim” të drejtuesve të Prokurorisë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: