Indicjet ishin prej kohësh, por tani është zyrtare. Eugenia e York është në pritje të fëmijës së parë. Njoftimin e ka bërë vetë kushërira e Harry dhe William duke postuar në rrjetet sociale foto ku tregon disa këpucë bebesh dhe shkruan: ‘Jack dhe unë jemi kaq të emocionuar’.
Informacioni i parë për lindjen është një ‘early 2021’ i postimit dhe më pas një buzëkuq rozë që shfaqet në buzët e vajzës së Sarah Ferguson.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Do të jetë ndoshta vajzë? Këpucët të bëjnë të kuptosh që do të jetë një djalë, duke sjellë konfuzion tek të gjithë. Disa ditë më parë Eugenia kishte shkuar për të takuar Mbretëreshën Elisabetta, ndoshta pikërisht për të komunikuar me sovranen për shtatzëninë. Më pas ishte parë të festonte me motrën Beatrice dhe me këtë rast format e saj rrumbullake nuk kishin kaluar pa rënë në sy. Ndërsa tani më në fund ajo ka dalë zbuluar duke njoftuar zyrtarisht për fëmijën e parë me bashkëshortin Jack Brooksbank, me të cilin është martuar në tetor të 2018.

Në postim e Royal Family lexohet që ‘Princesha Eugenia dhe zoti Jack Booksbank janë shumë të lumtur të njoftojnë që presin një fëmijë në fillim të vitit 2021. Duka i York dhe Sarah, Dukesha e York, zoti dhe zonja Brooksbank, mbretëresha dhe duka e Edimburgu janë shumë të lumtur për lajmin’. Royal baby që do të linde në fillim të 2021 do të jetë pretendenti i 11 i fronit, stërnipi i nëntë për Elisabetta pas fëmijëve të William dhe Kate, George, Charlotte dhe Louis, ai i Harry dhe Meghan, Archie dhe i katër nipave të princeshës Anna.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb