Dhjetë vjet së bashku dhe dashurohen si ditën e parë. Eugenia e York dhe Jack Brooksbank pozojnë të përqafuar dhe të qeshur në setit fotografik në rrjetet sociale me rastin e përvjetorit të tyre të dhjetë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

’Jemi me shumë fat që mund ta kalojmë së bashku këtë moment’, ka shkruar vajza e princit Andrea dhe Sarah Ferguson në një postim, duke ftuar ndjekësit e saj të dërgojnë fotot e tyre çift për të festuar bashkë me ta.
‘Nëse dikush feston përvjetorin këtë javë, nëse jeni bashkë ose jo për shkak të këtij momenti të vështirë… ju lutem të më dërgoni një foto dhe një mesazh privat se si po festoni dhe unë do të ndaj mesazhet tuaja në intastory tim në ditët e ardhshme’, ka shkruar Dukesha. Apeli i saj është pëlqyer shumë nga fansat, që po dërgojnë dhjetëra foto në çift për të festuar me të këtë ditë të rëndësishme.

Eugenia dhe Jack, një sipërmarrës 34-vjecar janë bashkë që prej 2010 por fejesa zyrtare është bërë në 2018. Edhe dasma është celebruar në të njëjtin vit, në kishën e San Gioegio në kështjellën Winsdor. Të dy po kalojnë karantinën në Royal Lodge së bashku me motrën e saj Beatrice, të fejuarin Edoardo Mapelli Mozzi, mamanë Sarah Ferguson dhe babain, princin Andrea. Sipas zërave që qarkullojnë Dukesha dhe bashkëshorti i saj janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb