“Policia e Kosovës është instanca e parë e ndërhyrjes në të gjitha incidentet e sigurisë në Kosovë”.
EULEX-i është duke monitoruar nga afër situatën dhe po patrullon në veri të Kosovës. Kjo po bëhet në pajtim me mandatin e tij, si dhe shembull tjetër intervenime, ka thënë shefja e Zyrës për Media dhe Informim e EULEX-it, Dragana Nikoliç Solomon.

E pyetur nga agjencia e lajmeve serbe për arrestimin e djeshëm të drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç, dhe masat konkrete që do të merren ajo ka thënë:
“Policia e Kosovës është instanca e parë e ndërhyrjes në të gjitha incidentet e sigurisë në Kosovë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb