EURALIUS dhe USAID i ka kthyer përgjigjen KLGJ-së për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, sa i takon mandatit si zv.kryetar i Gjykatës së Lartë. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala.

“Është rast individual, i takon KLGJ ta zgjidhë dhe të marrë vendim. Duke u nisur nga shkresa dhe informacionet që na dërguat, kuptojmë që kërkesa juaj rrjedh nga nevoja për të adresuar një çështje individuale. Në këtë kontekst, Misioni Euralius V dhe Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojnë se, ndonëse ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë teknike për Këshillin, jo vetëm si një çështje parimore por edhe praktikash të përcaktuara qartë, ne nuk japim opinione për çështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit.”, thuhet në përgjigjen e këtyre dy institucioneve.

Sipas Euralius dhe USAID, përgjegjëse për çështjen është KLGJ-ja, duke ia kaluar asaj ‘topin’ për këtë çështje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: