Kapiteni i kuqezinjve në dy ndeshjet e fundit, Ansi Agolli, tha se fotoja e Andi Lilës që shihet duke festuar pas golit ndaj Rumanisë, tregon për mundin dhe suksesin e tyre në Europian.
Ai reagoi në rrjetin social “Facebook”, pas eliminimit të kuqezinjve nga Europiani, ‘E gjithë kjo aventurë e magjishme përmblidhet në këtë foto, pikërisht në fytyrën e mikut tim Andi Lila! Punë, sakrificë, vuajtje, emocion, fitore! Tifozë, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen! Jeni adrenalina jonë!’

(she.is/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb